Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
1 (Një) Specialist Prokurorimesh pranë Sektorit te Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar ne Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financës: III-b
Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!
Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende pozicion vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
30/09/2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE
05/10/2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Përgatit dhe përpilon bashkë me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurorimit dokumentat e tenderit, kërkesat për kualifikim dhe kriteret e vlerësimit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe siguron nënshkrimin e tyre nga të gjithë anëtarët e komisionit të njësisë;
- Garanton përdorimin e dokumentave standarte të tenderit të miratuara nga Agjencia e Prokurorimit Publik dhe është përgjegjës për mbjtjen e procesverbalit të hartimit të dokumentave të tenderit, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e njesisë dhe sqaron kandidatët për cdo paqartësi, që mund të kenë në lidhje me dokumentat standarte të prokurorimit;
- Ka përgjegjësi së bashku me anëtarët e tjërë të njësisë së prokurorimit për llogaritjen e fondit limit të kontratës në përputhje me rregullat e prokurorimit publik;
- Reflekton ndryshimet përkatëse të fondeve të krijuara apo të shtuara në regjistrat shtesë që hartohen nga Struktura e Posacme.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor ” në Fushën Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune;
- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj.
1.2 Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
- Kërkesë për punësim
- CV të detajuar së bashku me një foto;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimi I fundit nga eprori direkt;
- Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Deshmi penaliteti;
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
- Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
- Vërtetim banimi;
Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.
30/09/2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE
- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë;
b- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
e- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar;
f-Vendimin e K.M Nr. 914, datë 29.12.2014 i ndryshuar.
1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
- 40 pike per dokumentacionin e dorezuar, i ndare ne 20 pike per pervojen, 10 pike per trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen perkatese, si dhe 10 pike per certifikimin pozitiv;
- 60 pike intervista me goje.
- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” , pasi të këtë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit 95/2016.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posacme, për rezultatet ( nëpërmjet adresës së emailit). Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme.
- PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Kandidatet do te njoftohen individualisht per proçedurat e metejshme.
2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e vecanta
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
g – Të plotësojë kërkesat e posacme për nivelin e arsimit, përvojës, dhe kërkesat e tjera të posacme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Fushën Juridike.
Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune;
- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
- Kërkesë për punësim
- CV të detajuar së bashku me një foto;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
- Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
- Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Deshmi penaliteti;
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
- Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
- Vërtetim banimi;
- Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.
05/10/2020
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
- Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë;
b- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
e- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar;
f-Vendimin e K.M Nr. 914, datë 29.12.2014 i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
- Mënyra ë vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
- Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
- Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. ( deri në 15 pikë)
- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)
- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” .
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.
Drejtuesi i Prokurorisë
Arben KRAJA