Specialist i Burimeve Njerezore

Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

1 (Një) Specialist i burimeve njerëzore – Kategoria: III-b 

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele! 

Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai do të jetë i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROÇEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

30/09/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE 

05/10/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është

  • Plotëson të dhënat në dosjet individuale të punonjësve dhe librezën e punës,
  • Përgatit dokumentacionin e punonjësve që pajisen me çertifikatën e sigurisë,
  • Merret me regjistrimin e kërkesave për punësim,
  • Ndjek dhe zbaton ligjin 97/2016 dhe ligjin nr. 152/2013 për proçedurat e pranimit në shërbim civil, për mënyrën e fillimit dhe mbarimit të marrëdhënieve të punës, hetimin disiplinor, përgatitjen e formularëve të vlerësimit vjetor të nënpunësve civil,
  • Përpilon listëprezencat për efekt pagese,
  • Harton dhe planifikim lejet e zakonshme etj.
  1. LËVIZJA PARALELE 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 

 

  • Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta

 

 Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive); 

 b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 

 c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.

 Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

  1. Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune; 
  2. Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj.

 

  • Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit 

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë

  1.    Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

30/09//2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE 

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me: 

a- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë; 

b- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore; 

c-Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë ne Republikën e Shqipërisë”;

d- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” ; 

e-Njohuritë mbi ligjin nr .9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”;

f-Njohuritë mbi ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr. 120/2014  “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve 

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  • 60 pikë intervista me gojë.

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” , pasi të këtë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit 95/2016.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posacme, për rezultatet (nëpërmjet adresës së emailit). Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme.

2.PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. 

Kandidatet do te njoftohen individualisht per proçedurat e metejshme.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e vecanta 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 

a – Të jetë shtetas shqiptar; 

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

g – Të plotësojë kërkesat e posacme për nivelin e arsimimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posacme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Profesional” në Shkenca Juridike.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; 

b – Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune; 

c – Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj.

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit  

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

 

  • Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;

 

  1. Kërkesë për punësim
  2. CV të detajuar së bashku me një foto;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  5. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  6. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  7. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  8. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Deshmi penaliteti;
  10. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  11. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  12. Vërtetim banimi;
  13. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

05/10/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

    1. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me: 

a-Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë; 

b-Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore; 

c-Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë ne Republikën e Shqipërisë”;

d-Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

e-Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet; 

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme; 

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

  • Mënyra ë vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. ( deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)
    1. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.

Drejtuesi i Prokurorisë

Arben KRAJA

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al