
SI MUND TI BASHKOHESH SKUADRËS SË BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT
Shpalljet për pozicionet vakante në BKH janë publike dhe cilido që vlerëson se mund të plotësoj kushtet dhe kriteret, të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, është i mirëpritur për të aplikuar.
Procesi i rekrutimeve në Byronë Kombëtare të Hetimit është nën optikën e vazhdueshme të partnerëve të huaj, si Komisioni i Pavarur i Rishikimit i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ICITAP, të cilët e kanë asistuar dhe monitoruar në mënyrë aktive qysh prej fillimit, me qëllim ngritjen dhe konstituimin e BKH-së.
All Rights Reserved: Spak.gov.al