a. Mbështetja, organizimi dhe krijimi i kushteve të brendshme nëpërmjet menaxhimit ekonomik, efektiv dhe eficent të burimeve financiare dhe atyre njerëzore, duke siguruar Drejtorin e BKH- së se politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore ofrojnë shërbime që plotësojnë kërkesat e institucionit lidhur me stafin dhe inkurajojnë zhvillimin e personelit në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. b. Lidhur me procesin e menaxhimit të fondeve buxhetore siguron zbatimin e rregullave dhe ligjeve të menaxhimit financiar e kontrollit, nëpërmjet ofrimit të një informacioni sa më të saktë kontabël, ruajtjes së dokumentacionit financiar dhe korrespondencës brenda e jashtë institucionit, në funksion të realizimit të misionit të institucionit më konkretisht: c. Përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga Ligji për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë, Ligji për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore, në zbatim të tyre, me detyrë kryesore identifikimin, planifikimin, monitorimin, përdorimin me efektivitet dhe infrastrukturës së nevojshme logjistike e buxhetore në funksion të plotësimit të nevojave të hetuesve dhe shërbimeve të policisë gjyqësore. d. Mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve në varësi funksionale të tij, si dhe ruajtjen e nivelit të tyre profesional; e. Dokumentimin e të gjitha transaksioneve financiare dhe të tjera dhe garantimin e gjurmës së auditimit për të gjitha proceset që ndodhin në njësi; f. Pranimin ose jo të dokumentacionit, bazuar në kontrollet pas faktit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi; g. Mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen, në funksion të realizimit të objektivave, regjistrimi kronologjik i veprimeve. h. Kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve, si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare të njësisë, në përputhje me rregullat e miratuara nga Ministria e Financave. i. Vendos dhe ruan marrëdhënie pune efektive në koordinimin e veprimtarive, zhvillimin e planeve dhe programeve që mbështesin qëllimet afatshkurtëra e afatgjata dhe programet e Byrosë Kombëtare të Hetimit. j. Organizon e drejton punën e Seksionit të Finances dhe përgjigjet për administrimin e pasurisë, respektimin e rregullave dhe procedurave ligjore për hartimin dhe zbatimin e buxhetit, administrimin dhe përdorimin e të ardhurave, zbatimin e kontabilitetit publik dhe plotësimin në kohë të bilanceve e evidencave kontabël. k. Harton programin vjetor të Sekorit të Finances dhe ndjek në vazhdimësi zbatimin e detyrave të programuara. l. Bashkërendon punën me sektorin e shërbimeve mbështetëse për hartimin e projekt-buxhetit. m. Ndjek zbatimin e buxhetit dhe të fondeve të kushtëzuara në nivel artikulli dhe nënartikulli të strukturës buxhetore, duke patur për qëllim përdorimin me efektivitet ekonomik të fondeve buxhetore. n. Plotëson urdhër shpenzimin dhe i paraqet për miratim tek Nënpunësi Zbatues dhe Nëpunësi Urdhërues pas miratimit i paraqet në Degën e Thesarit për kryerjen e veprimeve financiare , mban e plotëson ditarin e shpenzimeve dhe thesarit. o. Informon në vazhdimësi Drejtorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse për gjendjen financiare të Njësisë Shpenzuese p. Mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve në varësi funksionale të tij, si dhe ruajtjen e nivelit të tyre profesional; q. Bën analizën e punës dhe vlerësimin e punonjësve që ka nën varësi, çdo gjashtë muaj apo në fund të çdo viti, dhe i paraqet Drejtorit te Finances dhe Sherbimeve Mbeshtetese një relacion të detajuar për sa më sipër, duke bërë për çdo rast edhe propozime konkrete. r. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga akte ligjore, nënligjore, rregullore dhe dokumente të tjera. |