Shpallje njoftimi të mbylljes së procedurës së punësimit “Lëvizje Paralele” dhe “Pranim në Shërbimin Civil” për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin Specialist në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur, bazuar në nenit 3, pika 6, nenit 7, pika 2, shkronja “b”, nenit 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1, shkronja “d”, nenit 23 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”; nenit 2, shkronja “b”, nenit 13, pika 2, shkronja “b”, nenit 80 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; nenit 20, 21, 22 dhe nenit 24 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 07.01.2022 “Për miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procesverbalit Nr. 471 Prot., datë 16.12.2022 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

 

KONSTATOVA SE:

  1. Kandidati i vetëm që ka aplikuar sipas procedurës “Pranim në Shërbimin Civil”, në pozicionin Specialist në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta nuk plotëson kushtet dhe kriteret e veçanta të vendosura në shpalljen zyrtare.
  2. Procedura mbyllet dhe do të rihapet pas një njoftimi të dytë.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al