Njoftim për shpallje të kandidatit fitues në përfundim të procedurës “Pranim në shërbimin civil”, kategoria ekzekutive III-b në pozicionin Specialist i Sekretarisë Administrative

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV dhe V të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e Prokurorisë se Posacme; procesverbalit Nr. B107/1 Prot., datë 16.03.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

 

URDHËROJ:

 Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të procedurës “Lëvizja Paralele” për intervistën e strukturuar me gojë në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Menaxhimit të Aseteve për kandidatin:

  • Mbarime Meçaj

 Intervista e struktururar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rruga: “Jordan Misja”, në datën 21.03.2023 (e martë), në orën 10:00.

  1. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e intervistës.
  2. Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar sipas procedurës “Pranim në Shërbimin Civil”, do të informohen përmes një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al