Për shpallje njoftim në faqen zyrtare të SPAK të procedurës “Ngritje në Detyrë” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë, për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Menaxhimit të Aktiveve

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Kreun IV dhe V të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e Prokurorisë se Posacme; procesverbalit Nr. B115 Prot., datë 21.03.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,   KONSTATOVA SE:  
  1. Kandidati që ka aplikuar sipas procedurës “Lëvizje Paralele”, në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Menaxhimit të Aktiveve nuk kaloi fazën e intervistës së strukturuar me gojë, nga komisionin e ngritur për këtë rast.
  2. Procedura mbyllet.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al