Njoftim për shpallje të kandidatit të kualifikuar, që plotëson kushtet, kërkesat e posaçme dhe anën dokumentare për procedurën “Ngritje në detyrë” për pozicionin Përgjegjës Sektori i Sektorit te Ekzekutimit te Vendimeve Penale në Prokurorinë e Posaçme, për fazën e dytë, te testimit me shkrim dhe intervistës se strukturuar me gojë

 

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 15 dhe nenit 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Urdhërit Nr. 06 Prot, datë 05.01.2023 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar, në vijim të shpalljes Nr.307 prot, date 26.05.2023, per levizje paralele, ngritje ne detyre dhe pranim ne sherbim civil prane Prokurorise se Posacme per pozicionin Përgjegjës Sektori në Sektorin e Ekzekutimit te Vendimeve Penale – Kategoria III-a, si dhe proces-verbalit Nr. B232 Prot, date 09.06.2023;

URDHËROJ:

1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit të kualifikuar për procedurën “Ngritje në detyrë”:

·        Znj. Qefsere Shehi

2. Testimi me shkrim dhe Intervista e struktururar me gojë do të zhvillohet nga Komisioni, në zyrat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Rruga “Jordan Misja”, në datë 14.06.2023 (e mërkurë), ora 10:00.

3. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e provimit.

4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al