Për korrigjim gabimi material "Për procedurën e shpalljes së lëvizjes paralele dhe pranim në shërbimin civil pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Specialist pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetimet e Përbashkëta”

Në referencë të Urdhërit Nr. 736/1 Prot., datë 11.11.2022, për fillimin e procedurave për lëvizje paralele ose pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin: “Specialist pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes” – Kategoria ekzekutive: III-b; nenit 22, pika 4 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ku parashikohet se: “Ndërlidhësi duhet të ketë të paktën pesë vite përvojë në fushën e drejtësisë, si dhe duhet të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze”, për shkak të një gabimi material respektivisht në pikën “1” “LËVIZJA PARALELE”, nënpika 1.1 nënparagrafi i dytë, shkronja “c”, si dhe në pikën “2” “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL”, nënpika 2.1, nënparagrafi i dytë, shkronja “b”,

 

URDHËROJ:

  1. Korrigjimin e shkronjës “c”, paragrafi i dytë i nënpikës 1.1, pika 1 “LËVIZJA PARALELE” si më poshtë:

                   c- Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në fushën e drejtësisë.

  1. Korrigjimin e shkronjës “b”, paragrafi i dytë i nënpikës 2.1, pika 2 “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL” si më poshtë:

                  b-Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në fushën e drejtësisë.

  1. Ndryshimin dhe zgjatjen e aftatit për dorëzimin e dokumenteve për “LËVIZJA PARALELE” dhe “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL” për këtë pozicion deri në datën 01.12.2022.
  2. Publikimin e këtij urdhëri në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al