NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT
PARAPRAK PËR LËVIZJE
PARALELE PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE
SPECIALIST ARKIVI, NË SEKTORIN E PROTOKOLL ARKIVIT, NË
DREJTORINË E BURIMEVE NJERËZORE, DOKUMENTACIONIT DHE SHËRBIMEVE, PRANË
PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR,
KATEGORIA III-b (E BARAZVLEFSHME ME
KLASËN IV-1)
Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 4, shkronja “b”, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë
18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për
pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e
burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta
të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;
·
1 (një) Specialist Arkivi, në
Sektorin e Protokoll Arkivit, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore,
Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria ekzekutive III-b (e barazvlefshme me klasën
IV-1)
Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën
e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:
1. Ilirjana
Xhidra
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet
në datë 19.12.2023, ora 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1,
Tiranë.