NJOFTIM - URDHËR

“Për shpallje njoftimi për  punësim në faqen zyrtare”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

 

KONSTATOVA SE:

  1. Njësia përgjegjëse pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për pozicionet e shpallura në faqen zyrtare brënda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 30.09.2020 konstatoi se:

Kandidatët që konsiderohen të vlefshëm për proçedurën “Levizje Paralele” për pozicionet e shpallura dhe për vazhdimin e intervistës së strukturuar me gojë janë:

Znj. Melona Shehu kandidate për pozicionin sekretar ligjor;

Znj. Vera Lushaj kandidate për pozicionin specialist arkivi,

Znj. Elsa Metaliaj kandidate për pozicionin specialist prokurimesh.

  1. Ata do të njoftohen për datën, vëndin dhe orën e saktë të intervistës së strukturuar me gojë.
  2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

DREJTUESI I PROKURORISË

Arben KRAJA

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al