NJOFTIM PËR SHTYP
Datë 01.03.2024

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, së bashku me Drejtuesin e Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, Zotin Arben Kraja, kanë qënë sot të pranishëm në një takim dypalësh në Podgoricë, Mali i Zi, me Prokurorin e Përgjithshëm të Malit të Zi, Zotin Milorad Markovic, dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, Zotin Vladimir Novović. 

Në takimin me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, një rëndësi të veçantë  i’u kushtua diskutimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, lehtësimit të shkëmbimit të informacioneve dhe eksperiencave më të mira, propozimit për krijimin e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore, me qëllim pasjen e një qasje sa më të koordinuar dhe të sukseshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, bëri një prezantim të Strukturës së Prokurorisë së Posaçme, dhe treguesve të SPAK, ndaj hetimit të krimit të organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu Zoti Altin Dumani, trajtoi praktikën e ndjekur tashmë nga ky institucion, në lidhje me fillimin paralel të hetimit pasuror dhe/ose financiar, për çdo hetim që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Një falenderim i veçantë shkon për Projektin “Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor” (WBROLI), i cili mundësoi pjesëmarrjen në këtë takim.

                            

Njoftimet e Fundit

NJOFTIM PËR SHTYP Datë 11.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 07.02.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 29.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
NJOFTIM PËR SHTYP Datë 27.01.2026

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More

Copyright © SPAK 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.