Njoftim për shpallje në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues në përfundim të procedurës “Pranim në shërbimin civil”, kategoria ekzekutive III-b në pozicionin Specialist i Regjistrave dhe Statistikës”

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Urdhërin Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar; Procesverbalit Nr. B35 Prot., datë 24.01.2023 i mbajtur nga ana e Komisionit të përhershëm të pranimit në kategorinë ekzekutive (KPP) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

 

URDHËROJ:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues pas fazës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë sipas procedurës “Pranim në shërbimin civil” si më poshtë:

 

  • Nevila Bejkaj kandidat fitues për pozicionin Specialist i Regjistrave dhe Statistikës.

 

  1. Kandidati znj. Nevila Bejkaj do ti nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar.
  2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al