Në zbatim të Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar i Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e nivelit te ulët drejtuese në pozicionin:
1 (Një) Përgjegjës Sektori – në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Dokumentacionit, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse”, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – Kategoria e nivelit te ulët drejtues III-a
Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civile minimalisht të së njëjtës kategori nepermjet procedurës “Lëvizja Paralele”
Vetem ne rast se ky pozicion rezulton se eshte ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedures “Ngritje në detyrë” dhe “Pranim ne sherbim civil” dhe sipas Ligjit të Nëpunësit Civil dhe VKM 242, date 18.03.2015
PËR PROCEDURAT (LËVIZJA PARALELE, NGRITJA NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIM CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
29/05/2023
Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën: LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIM CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
• Përgatit, harton procedurat dhe kriteret e shpalljes, rekrutimit, seleksionimit, transferimeve, lëvizjeve paralele apo ngritjes në detyrë të administratës së Prokurorise se Posacme, si edhe marrjen e masave disiplinore sipas legjislacionit të shërbimit civil dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
• Përgatit, harton draft_përshkrimet e punës për pozicionet e reja si dhe në bashkëpunim me sektorët/drejtoritë bën rishikimin e përshkrimeve të punës ekzistuese, duke i përshtatur ato sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesave të Prokurorise se Posacme;
• Në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë përgatit, harton akte që lidhen me strukturën, organikën dhe planin vjetor për rekrutim të administratës së Prokurorise se Posacme;
• Identifikon nevojat për trajnim të personelit, përgatit, harton planin, kalendarin vjetor të trajnimeve;
• Administron bazën e të dhënave personale, regjistrin me të dhënat e personelit dhe monitoron plotësimin, mbajtjen, ruajtjen e dosjeve personale të personelit;
• Ndihmon, udhëzon në përcaktimin e rregullave të hollësishme për caktimin e objektivave dhe vlerësimin e rezultateve të punës të punonjësve dhe ndjek procesin e vlerësimit të performancës në punë për çdo punonjës;
• Monitoron zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit;
• Eshtë anëtar i Autoritetit Përgjegjës të kontrollit dhe deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të interesave dhe etikës në punë;
• Harton dhe monitoron planin dhe plotësimin e dokumentacionit për pushimet vjetore të punonjësve të Prokurorise se Posacme, dhe realizimin e tij sipas grafikut të miratuar;
• Mbikqyr, ndihmon, monitoron krijimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave të qarta dhe të sigurta të protokollimit dhe arkivimit, të dokumentacionit; materialeve të prodhuara nga Prokurorise se Posacme apo qe vijnë në Prokurorise se Posacme në përputhje me legjislacionin përkatës dhe rregulloren e brendshme të Autoritetit;
• Mbikqyr, ndihmon, monitoron krijimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave të qarta dhe të sigurta të shpërndarjes, qarkullimit, dorëzimit në destinacionin final të dokumentacionit te personelit administrativ, materialeve që vijnë apo prodhohen në Prokurorise se Posacme per Burimet Njerezore; Ndjek gjyqet me pale Prokurorine me objekte te ndryshme ne Gjykata
• Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të eprorëve.
1. LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë nëpunësit civilë minimalisht të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar me dokument, minimalisht brenda së njëjtës kategori;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (vërtetuar me dokumentet përkatëse)
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike .
b. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
c. Të kenë të paktën 15 vite eksperience pune ne fushen juridike nga te cilat te pakten 5 (pesë) vite përvojë pune në pozicione drejtuese;
d. Preferohet të ketë kualifikime ne fusha te drejtesise
e. Preferohet te kete punuar ne sistemin e Prokurorise, Drejtesise
f. Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE, te vertetuara me mbrojtje te gjuhes.
g. Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
h. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
i. Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.
j. Ploteson kushtet, kriteret per paisjen me certifikate sigurie sipas legjislacionit ne fuqi per informacionin e klasifikuar
1.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.
29.05.2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE
1.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
f) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:
• 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për rezultatet individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;
• 60 pikë intervista me gojë.
1.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të ketë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi I i Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët gjithashtu duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.
2. NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil.
2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes ne detyre janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar me dokument i një kategorie më të ulët;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
b- Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
c- Të kenë të paktën 10 vite përvojë pune në fushën juridike.
d- Preferohet të ketë kualifikime ne fusha te drejtesise
e- Preferohet te kete punuar ne sistemin e Prokurorise, Drejtesise
f- Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE, te vertetuara me mbrojtje te gjuhes.
g- Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
h- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
i- Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.
j- Ploteson kushtet kriteret per paisjen me certifikate sigurie sipas legjislacionit ne fuqi per informacionin e klasifikuar
2.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.
29/05/2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: NGRITJE NË DETYRË
2.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes ne detyre dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
g) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
h) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
i) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
j) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
k) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
l) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:
• Vlerësim me shkrim (40 pikë).
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin ekonomik ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 20 pikë).
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën (deri në 40 pikë).
2.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të ketë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi I i Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët gjithashtu duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.
15. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedures për ngritje në detyrë, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
3.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
2. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
3. Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune ne fushen juridike;
4. Preferohet të ketë kualifikime ne fusha te drejtesise
5. Preferohet te kete punuar ne sistemin e Prokurorise, Drejtesise
6. Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE, te vertetuara me mbrojtje te gjuhes.
7. Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
8. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
9. Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.
3.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.
29/05/2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
3.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë..
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit ne sherbim civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
3.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
f) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:
• Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e ekonomisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)
3.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme.
Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.