Njoftim për mbyllje të procedurës së punësimit “Lëvizje Paralele” për pozicionin Drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenit 3, pika 6, nenit 7, pika 2, shkronja “b”, nenit 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1, shkronja “b” të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; nenit 2, shkronja “b”, nenit 13, pika 2, shkronja “b”, nenit 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreut IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Kreut IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar; procesverbalit Nr. B16 Prot., datë 16.01.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

KONSTATOVA SE:

  1. Nuk ka kandidatë që kanë aplikuar sipas procedurës “Lëvizje Paralele”, në pozicionin Drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar.
  2. Procedura në këtë fazë mbyllet pa kandidatë.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al