NJOFTIM PËR KUALIFIKIMIN  E KANDIDATËVE NË FAZËN E INTERVISTIMIT

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 30.07.2021, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Për të parë listën e kandidatëve të kualifikuar në Fazën e Intervistimit, shikoni listën që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Për të parë listën e kandidatëve që nuk janë kualifikuar në Fazën e Intervistimit, shikoni listën që gjendet në LINK 2, bashkëlidhur .

Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit. Testi i Poligrafit fillon në datën 09.08.2021. Për vendin, datën dhe orën e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftoheni me e-mail.

Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojn:

  1. Deklaratën për Kontrollin e Figurës, Aneksi A, Shtojca B, Shtojca C, parashikuar në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
  2. Deklaratë n e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë mund të informoheni në linkun me udhëzimet e dhëna nga web i ILDKPI, si më poshtë:

http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/

http://www.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/

Deklarata për Kontrollin e Figurës dhe Deklarata e pasurisë, të plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 06.09.2021.

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp datë 31.07.2023

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp

Kreu Rreth nesh Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Vende Vakante SPAK BKH Njoftime PROGRAMI I TRANSPARENCËS Kontakt Njoftim per shtyp Me ftesë...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al