Njoftim -Mbi zbatimin e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 në periudhën nga 31.01.2020 deri 30.06.2020.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 92 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 243 pasuri. Nga 243 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 137 pasuri janë automjete dhe 106 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :

  • Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 102 pasuri. Nga të cilat 31 pasuri të paluajtshme dhe 71 raste automjete.
  • Është vlerësuar se për 80 pasuri, nga të cilat 37 të paluajtshme dhe 43 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.
  • Brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesavë te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për rastet e tjera.
  • Gjatë muajit Qershor 2020 Prokuroria e Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 25 kërkesa për konfiskim, për 37 pasuri, nga të cilat 8 të paluajtshme dhe 29 të luajtshme (automjete).

 

Tiranë, më 01.07.2020

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp (Datë 09.12.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 08.12.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 06.12.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al