NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE SPECIALIST PROTOKOLLI, NË SEKTORIN E PROTOKOLL/ARKIV, NË DREJTORINË E BURIMEVE NJERËZORE, DOKUMENTACIONIT DHE SHËRBIMEVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE

SPECIALIST PROTOKOLLI, NË SEKTORIN E PROTOKOLL/ARKIV, NË DREJTORINË E BURIMEVE NJERËZORE, DOKUMENTACIONIT DHE SHËRBIMEVE, PRANË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, KLASA IV-1

Në mbështetje të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin; 

  • 1 (një) Specialist Protokolli, në Sektorin e Protokoll/Arkiv, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria ekzekutive, Klasa IV-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  1. Alkida Çullhaj

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 16.07.2026, ora 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 16.07.2026, ora 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Njoftimet e Fundit

Copyright © SPAK 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.