Njoftimin mbi rezultatet e verifikimit paraprak për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, Specialist në Sekretarinë Administrative pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pozicionin

 

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 4, shkronja “b”, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:


·      1 (një) Specialist në Sekretarinë Administrative, Kategoria ekzekutive IV-1

 

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

 

1.      Erlis Rrumbullaku

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 17.11.2023, ora 10:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.


Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 17.11.2023, ora 13:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë. 


Njoftimet e Fundit

Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al