Njoftim drejtuar pjesmërrësve në procesin e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet e publikuara pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit

Procesi i pranimit në shërbimin civil pranë institucionit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tashmë ka hyrë në një fazë tjetër, atë të intervistës me gojë për procedurën e lëvizjes paralele dhe të verifikimit paraprak, për procedurën e pranimit në shërbimin civil.

Nisur nga kushtet specifike që kërkon neni 6 i ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, për tu bërë pjesë e kategorisë së nëpunësve civilë në Byronë Kombëtare të Hetimit, kërkojmë që të gjithë kandidatët, për të vijuar më tej procesin, të paraqesin në adresën e-mail: [email protected] formularët e plotësuar dhe të firmosur, sipas nenit 6 të ligjit të sipërcituar, që rregullon veprimtarinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Me qëllim që të mundësohet nga ana juaj plotësimi i dokumentacionit të kërkuar, ju informojmë se afati i dorëzimit të formularëve do të jetë data 25 Qershor 2021.

Për zhvillimin e mëtejshëm të procedurave do të njoftoheni në vijim, nëpërmjet faqes zyrtare të institucionit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në internet.

BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp datë 31.07.2023

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp

Kreu Rreth nesh Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Vende Vakante SPAK BKH Njoftime PROGRAMI I TRANSPARENCËS Kontakt Njoftim per shtyp Me ftesë...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al