NJOFTIM

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 1.03.2021 ka përfunduar hetimet dhe do dërgojë për gjykim kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.115/2020, në ngarkim të pandehurve :

Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të akuzuar kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.

Sokol Zaimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 10.4.2020, regjistroi procedimin penal nr.115, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal.

Konkretisht nga ana e autoritetit kontraktor Ministria e Mbrojtjes në datë 25.3.2020, është bërë shpallja e procedurës me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës/mallra, kontratë e cila është ndarë në dy lote e më konkretisht:

Objekti: Loti I “Blerje paketa ndihme për familjet në nevojë për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19, për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit”, Lloji i procedurës: Negocim pa shpallje, Fondi Limit: 105,780,000.00 lek ose 874,215,00 euro, Vlera e kontratës: 101,430,000.00 lek ose 838,264.00 euro,  Fitues: EUROVIA shpknj.,

Objekti: Loti II “Blerje materiale mbrojtëse për mbështjetjen e personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19, për nevoja të SHPFA”, Lloji i procedurës: Negocim pa shpallje, Fondi Limit: 41,065,000.00 lek ose 339,380.00 euro, Vlera e kontratës: 40,155,500.00 lek ose 331,864.00 euro, Fitues: XPERT SYSTEMS sh.p.k.

Të pandehurit Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlerrësimit të Ofertave kanë favorizuar subjektet fituese në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, gjatë hetimit ka rezultuar se nga ana e të pandehurit Sokol Zaimi, me detyrë Drejtor (i komanduar), i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, me mosveprim nga ana e tij, ka sjellë si pasojë përllogaritjen e fondit limit në një vlerë më të madhe, në masën 5,055,000 lekë, për lotin I-rë të tenderit të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes më datë 25.3.2020 “Blerje paketa ndihme për familjet në nevojë për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID-19, për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit”, duke konsumuar elemenët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Njoftimet e Fundit

Njoftim për shtyp (Datë 25.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 22.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Njoftim për shtyp (Datë 21.11.2023)

Kreu Rreth nesh Misioni Veprimtaria Drejtuesi i SPAK Prokurorët Drejtori i BKH Struktura Prokuroria e Posaçme Byroja Kombëtare e Hetimit Legjislacion Kushtetuta Kodet Ligjet për...

Read More
Adresa
All Rights Reserved: Spak.gov.al