spak.gov.al

Baza ligjore

• Kushtetuta e Republikës së Sqipërisë, neni 148, pika 4;
• Kodi i Procedurës Penale;
• Ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar;
• Ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”.
• Ligji nr. 69/2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9157 , datë 04.12.2003 “Për përgjimin e komunikimeve elektronike të ndryshuar”,

Fusha e kompetencës së Byrosë Kombëtare të Hetimit është hetimi i veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe veprave të tjera penale të kryera vetëm nga subjektet e parashikuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Neni 135/2 i Kushtetutës parashikon hetimin e subjekteve:
Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave,
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë,
Kryetarin e Bashkisë, deputet, zëvendësministra,
Anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
Drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish- funksionarëve të sipërpërmendur.

Neni 75/a i K.Pr.Penale parashikon:

a. Korrupsioni aktiv/pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
b. Korrupsioni aktiv/pasiv i nëpunësve të huaj publikë.
c. Korrupsioni aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor.
d. Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
e. Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit.
f. Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, etj.
Çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal

All Rights Reserved: Spak.gov.al